Politika e privatësisë
Përditësuar më 3 nëntor 2026
1. Kush jemi
AlbTimer është një platformë për menaxhimin e stafit për bizneset që operojnë në Shqipëri. Platforma përbëhet nga website-i prezantues albtimer.com dhe aplikacioni app.albtimer.com.
Për çdo pyetje mbi privatësinë ose për të ushtruar të drejtat e tua, na shkruaj te support@albtimer.com.
2. Rolet tona
Për të dhënat e punonjësve që një biznes fut në aplikacion (orët, dokumentet, pagat etj.), biznesi klient është kontrollues i të dhënave dhe AlbTimer vepron si përpunues në emër të tij, sipas udhëzimeve të biznesit.
Për të dhënat e llogarisë së klientit, faturimin, mbështetjen dhe website-in, AlbTimer është kontrollues i të dhënave.
3. Të dhënat që përpunojmë
Në aplikacion, sipas asaj që fut biznesi: emri dhe mbiemri, telefoni, emaili, mosha, IBAN-i bankar, vjetërsia në punë, niveli i kualifikimit, lloji i punësimit, paga, dokumenti i identitetit ose pasaporta, libreza e punës dhe dokumente të tjera pune, hyrjet dhe daljet, orët e punuara, turnet, lejet dhe të dhënat për llogaritjen e pagave.
Për llogarinë e klientit: emri i kompanisë, NIPT-i, adresa, emri i menaxherit, emaili, telefoni dhe të dhënat e abonimit. Të dhënat e kartës së pagesës i përpunon Stripe; AlbTimer nuk e ruan numrin e plotë të kartës.
Për sigurinë: adresa IP, lloji i shfletuesit dhe pajisjes, koha e hyrjes dhe vendi i përafërt, që përdoren për të zbuluar hyrje të pazakonta dhe për të mbrojtur llogarinë.
4. Pse i përpunojmë dhe baza ligjore
Për të ofruar shërbimin sipas kontratës me klientin: llogaritë, prezenca, dokumentet, lejet, pagat dhe raportet.
Për detyrime ligjore, si faturimi dhe ruajtja e dokumenteve që kërkon ligji.
Për interes të ligjshëm: siguria e platformës, parandalimi i abuzimit dhe përgjigja ndaj kërkesave për mbështetje.
Ne nuk i shesim të dhënat personale dhe nuk i përdorim për reklama.
5. Skanimi i dokumenteve, vendndodhja dhe biometrika
Skanimi i kartës së identitetit ose pasaportës bëhet në serverat tanë; imazhi nuk dërgohet te asnjë shërbim i jashtëm për njohjen e tekstit. Dokumenti ruhet vetëm kur menaxheri krijon punonjësin.
AlbTimer nuk përdor gjurmim të vendndodhjes në kohë reale dhe nuk përdor të dhëna biometrike. Regjistrimet e prezencës, edhe ato me kartë RFID, përdoren vetëm për orët e punës.
6. Kush i merr të dhënat
Hetzner Online GmbH (Gjermani): hostimi i serverave dhe i domain-eve. Të dhënat e aplikacionit ruhen në serverat në Gjermani.
Resend: dërgimi i emaileve të shërbimit (njoftime, kode verifikimi, kërkesa mbështetjeje).
Stripe: përpunimi i pagesave.
Këta ofrues përpunojnë vetëm të dhënat e nevojshme për shërbimin e tyre, sipas marrëveshjeve të tyre për përpunimin e të dhënave. Kur të dhënat përpunohen jashtë Shqipërisë ose BE-së, ofruesit zbatojnë garancitë përkatëse, si klauzolat standarde kontraktuale.
Të dhënat mund t’u jepen autoriteteve vetëm kur ligji e kërkon.
7. Sa kohë i ruajmë
Të dhënat e llogarisë dhe të punonjësve ruhen për sa kohë llogaria është aktive. Kur klienti fshin llogarinë, të dhënat e llogarisë fshihen dhe abonimi mbyllet.
Dokumentet dhe të dhënat që ligji kërkon të ruhen për një periudhë të caktuar, si faturat, ruhen vetëm për atë periudhë.
Regjistrat teknikë të sigurisë dhe të kufizimit të kërkesave ruhen për një kohë të shkurtër dhe pastaj fshihen.
8. Siguria
Lidhjet me albtimer.com dhe app.albtimer.com janë të enkriptuara me HTTPS. Serverat janë të mbrojtur me firewall dhe me serverë proxy përpara serverit kryesor.
Fjalëkalimet ruhen vetëm në formë të koduar (hash). Hyrjet nga pajisje të reja kërkojnë miratim me email. Qasja në të dhëna kufizohet sipas rolit (pronar, menaxher, punonjës).
Formularët publikë mbrohen me verifikim kundër robotëve, kufizim kërkesash dhe kontroll të rreptë të çdo fushe.
9. Të drejtat e tua
Ke të drejtë të kërkosh qasje në të dhënat e tua, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit, transferimin e tyre dhe të kundërshtosh përpunimin, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nëse je punonjës i një biznesi që përdor AlbTimer, kërkesën bëje te punëdhënësi yt, sepse ai është kontrollues i të dhënave. Ne e ndihmojmë punëdhënësin t’i përgjigjet.
Kërkesat e tjera dërgoji te support@albtimer.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.
Ke të drejtë të paraqesësh ankesë te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
10. Website-i dhe formulari i mbështetjes
Website-i albtimer.com nuk ka analitikë apo gjurmues reklamash dhe nuk vendos cookies.
Formulari i mbështetjes dërgon emrin e kompanisë, emrin, emailin dhe mesazhin te serveri ynë, i cili e dërgon kërkesën me email te ekipi i mbështetjes. Para dërgimit, formulari kërkon verifikimin “Nuk jam robot” dhe një kod 6-shifror që dërgohet në emailin tënd; kodi vlen 15 minuta dhe nuk ruhet në databazë. Për mbrojtje nga abuzimi, serveri regjistron përkohësisht adresën IP dhe emailin. Formulari nuk pranon skedarë.
11. Ndryshimet e kësaj politike
Kur e ndryshojmë këtë politikë, përditësojmë datën në krye të faqes. Për ndryshime të rëndësishme, i njoftojmë klientët me email ose në aplikacion.