Politika e cookies
Përditësuar më 3 nëntor 2026
1. Website-i albtimer.com
Website-i nuk vendos cookies, nuk përdor ruajtje lokale në shfletues dhe nuk ka analitikë ose gjurmues reklamash. Zgjedhja SQ/EN hap faqe të ndara dhe nuk ruhet.
Fontet, logot dhe imazhet hostohen në serverin tonë dhe nuk ngarkohen nga shërbime të jashtme. Verifikimi “Nuk jam robot” në formularin e mbështetjes punon pa cookies.
2. Aplikacioni app.albtimer.com
Aplikacioni përdor vetëm cookies dhe ruajtje të nevojshme që të funksionojë: cookies për hyrjen dhe sigurinë e sesionit, dhe ruajtje lokale për gjuhën, pamjen (e ndritshme ose e errët) dhe disa kontrolle të brendshme.
Këto nuk përdoren për reklama ose për të ndjekur përdoruesin në faqe të tjera. Pa to aplikacioni nuk mund të funksionojë, prandaj nuk kërkojmë pëlqim të veçantë.
3. Pagesat me Stripe
Kur regjistron kartën ose paguan, Stripe mund të përdorë cookies të veta për sigurinë e pagesës dhe parandalimin e mashtrimit. Për to zbatohet politika e privatësisë dhe e cookies e Stripe.
4. Si t’i menaxhosh
Mund t’i fshish cookies dhe ruajtjen lokale nga cilësimet e shfletuesit. Nëse i fshin, do të duhet të hysh përsëri në aplikacion.
5. Kontakti
Për pyetje mbi këtë politikë: support@albtimer.com.