Ne zhvillojmë software që e bën më të thjeshtë menaxhimin e stafit për bizneset shqiptare.
PSE ALBTIMER
Më shumë kohë për njerëzit që e çojnë biznesin tënd përpara.
Të dhënat e punonjësve, prezenca, dokumentet dhe pagat duhet të jenë në një hapësirë të përbashkët. ALBTIMER i bashkon këto procese të përditshme, që pronarët dhe menaxherët ta mbajnë stafin të organizuar.
Platforma zhvillohet nga kompania jonë, duke përdorur mjete open-source krahas kodit tonë. Përqendrohemi te nevojat praktike të bizneseve që operojnë në Shqipëri.
01
Ndërtuar për punën e përditshme.
Menaxho stafin, orët e punës dhe dokumentet pa kaluar nga një regjistër i shpërndarë te tjetri.
02
Çmime të qarta. Hapësirë për rritje.
Platforma nuk ka tarifë tjetër. 4 punonjësit e parë janë falas; çdo punonjës shtesë kushton 500 lekë në muaj. Kërkohet regjistrimi i kartës.
03
Kontakt i drejtpërdrejtë me ekipin.
Për ndihmë, pyetje ose më shumë informacion, na shkruaj te support@albtimer.com. Ekipi ynë do ta shqyrtojë kërkesën.